Sherr mes Ledio Lakos dhe Gent Hazizit pranë ish-Ekspozitës, dy aktorët ndalohen nga Policia

0
158

Një sherr është bërë shkak për ndalimin e dy aktorëve të njohur, Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Dyshja është konfrontuar me  njëri – tjetrin për arsye që ende nuk dihen dhe janë ndaluar menjëherë pas këtij momenti nga policia. Gjithçka ka ndodhur pranë ish-ekspozitës, por motivet mbeten ende të paqarta.

Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur për ‘RevistaWho.com’ se dy aktorët e njohur janë ndaluar, megjithatë do të proçedohen në gjendje të lirë. Kujtojmë se Lako është prej vitesh një nga figurat e spektaklit të humorit “Portokalli”, ndërkaq që Hazizi është shkëputur prej disa vitesh nga ky program dhe është protagonist në një format shumë të dashur si ‘Familja KuqEzi’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here