‘Tre gjëra na kanë mbetur nga parajsa’/ Jozefina Topalli merr rolin si gjyshe, publikon FOTON e nipit: Buzëqeshja e këtij djalit të vogël…

0
198

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ditën e sotme ka publikuar një foto të nipit të saj Nikola nga oborri i shtëpisë në Shkodër.Krahas fotos, Topalli shkruan se buzëqeshja e tij është një nga mrekullitë më të mëdha që i ka dhënë zoti e sidomos në këto kohë të vështira, ku i gjithë vendi është i izoluar për shkak të pandemisë së Covid-19.Po ashtu krahas fotos ajo ka cituar edhe fjalët e autorit të madh Dante Aligheri, i cili thotë se nga parajsa në tokë kanë mbetur yjet lulet dhe fëmijët.

‘Tre gjëra na kanë mbetur nga parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët,”- thoshte Dante Alighieri. Buzëqeshja e ketij djalit të vogël ( Nikolas) këtu poshtë është momenti më i bukur i ditës, çdo ditë.. sidomos ne këtë kohë eksperimenti social unik në historinë tonë planetare”, shkruan ish-kryeparlamentarja.

Lajmi se çifti ishte në një lidhje dashurie bashkë, u bë i njohur për publikun vetëm pasi Megi (vajza e Jozefinës) ishte në muajt e fundit të shtatzanisë. Partneri i Megit quhet Angjelin Serreqi, është nga Shkodra dhe ka studiuar në Universitetin e Padovas në Itali për shkenca kompjuterike.

(A.K.Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here