“Covid 19 ishte më i lehtë se gripi”: Lehmann shërohet e ironizon koronavirusin

0
81

Kishte krijuar shumë debat në lidhje me disa deklarata të tij në lidhje me pandeminë Covid-19, tani Jens Lehmann tregon për Bild se është infektuar me koronavirus por edhe se ka dalë lehtësisht nga kjo gjë. Ish-portieri i Arsenal madje e ka bërë shumë më të lehtë se gripi: “Koronavirus? Jam infektuar.

Në mes të marsit vuajta nga kolla dhe një temperaturë e lehtë për një ditë e gjysëm. Pas dy javësh në karantinë, më deklaruan të shëndetshëm. Sëmundja ishte më e kehtë se gripi.Por personat në rrezik duhet të bëjnë kujdes. Mendoj se një stil jete e shëndetshme ndihmon në luftën kundër kësaj sëmundje”, ka thënë Lehmann.

Por ish-portieri i Arsenal ka dashur të saktësojë edhe disa rregulla për tu respektuar në mënyrë që të rinisë futbolli gjerman: “Besoj se nëse tifozët vendosen një në cdo katër vende në stadium, është një distancë e arsyeshme sigurie.

Kush thyen rregullin e distancimit përjashtohet nga stadiumi”. Sipas Lehmann, kjo, mund të jetë një zgjidhje aktuale për të riparë shpejt tifozët në Bundesliga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here