Gati për t’u kthyer në atdhe/ 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë përfundojnë me sukses punën e tyre në Itali. Anila Bitri: Faleminderit për punën dhe angazhimin

0
168

Tridhjetë mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Breshia të Italisë për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj në këtë situatë pandemie, e kanë përfunduar me sukses misionin e tyre një mujor. Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, në  një postim në rrjetet sociale ka thënë se se ata janë gati për t’u kthyer në atdhe, duke felenderuar për punën e realizuar me përkushtim dhe devotshmëri.

“Falënderoj mjekët dhe infermierët shqiptarë për punën dhe angazhimin e vendosur në këtë shërbim për të mirën e të gjithëve, në Brescia, kundër COVID19. Krenar për ta sepse e kanë realizuar misionin dhe janë gati të kthehen në Shqipëri!”- shkruan Anila.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here