Lenjani rrëfen edhe një herë “tmerrin” e Beogradit, “Kapiteni Ivanovic erdhi në dhomat e zhveshjes dhe na…

0
327

Për të gjithë shqiptarët ndeshja e 14 tetorit të vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë do të mbetet e paharruar jo vetëm për lojtarët por edhe për tifozët kuqezi. Një ndeshje e tillë ka mbetur e pashlyeshme edhe për futbollistin e Kombëtares Ermir Lenjanin, në një video-selfie me “Telegrafi Sport”, Lenjani tregon përjetimet e ndeshjes me Serbinë, por edhe kapitenin Ivanoviç që erdhi të kërkojë falje në dhomat e zhveshjes për t’u rikthyer në fushë.

Siç e thotë edhe vetë Lenjani: Në ato 20 minutat e para ishin më mirë serbët, por pastaj ne e morëm veten dhe ata e panë se nuk po luanin dot më kundër nesh. Pastaj nisën me sharjet. Kur erdhi droni, në fillim nuk e kuptonim dot se çfarë ishte duke fluturuar në stadium. Kur e pamë se ishte nga ana e Shqipërisë, midis Beogradit, sigurisht që jemi ndierë shumë të lumtur. Në atë moment erdhën si të egër të gjithë, ndërsa ne kishim adrenalinën në trup dhe donim vetëm të mbronim veten, shokët e skuadrës dhe flamurin e Shqipërisë.

Kur u futëm në dhomat e zhveshjes dhe po na gjuante edhe policia, erdhi kapiteni i Ivanoviç dhe tha: “Më falni për çfarë ndodhi, a mundet të vini të luani prapë?”. Po si mund t’i besosh një shkau, le të thotë më fal, por atyre nuk u beson dot, pasi pas shpinës më shumë të vret. Përfundoi Lenjani.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here