“Mjeshtre Nigari” flet shqip, çfarë e lidh aktoren me Shqipërinë?

0
227

Aktorja Filiz Ahmet është bërë shumë e njohur me rolin e Mjeshtre Nigarit në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Ndonëse prej vitesh jeton në Turqi, aktorja është me prejardhje nga Maqedonia. Ajo ka lindur në Shkup, aty ku mbaroi shkollën për mjekësi dhe për arte. Ajo që e lidh aktoren me Shqipërinë është gjuha. Filiz Ahmet di të flasë shqip, maqedonisht, turqisht, suedisht, anglisht, serbisht dhe bullgarisht. Ajo është gjithashtu mikeshë me grimierin shqiptar Armend Ramadani.

Filiz Ahmet e ka nisur aktrimin duke luajtur në teatër. Ajo nuk planifikonte të luante në ekran pasi ishte shumë e zënë me rolet në teatër. Në vitin 2007 ajo u shfaq për herë të parë në një serial televiziv. Më pas famën ajo e mori me rolin e Nigarit në serialin e suksesshëm “Sulejmani i madhërishëm”. Filiz Ahmet e ka marrë talentin nga gjyshi i saj i cili ishte gjithashtu aktor./revistawho.com

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here