Mos ka faj “Anna”? Robert Berisha hap zemrën ‘live’, i kërkon falje publike ish-gruas: Norës i kam borxh tërë jetën…

0
220

Këngëtari Robert Berisha i ka kërkuar falje publikisht ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefit gjatë një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live”. Berisha foli mbi projektin e tij më të ri “Fërkoj Kalje”(Kërkoj Falje), duke përmendur të gjithë personat, të cilëve ua dedikonte vargjet.Roberti tha se do t’i jetë gjithmonë borxhli këngëtares Nora Isterefi, si nëna e vajzës së tij dhe i kërkon falje për gjithçka por pa sqaruar se çfarë konkretisht ka bërë për t’i kërkuar falje.

Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit.

Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre. Babain e falenderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falenderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falenderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, tha Roberti.

Pak kohë më parë, Nora publikoi këngën “Anna”, ku edhe fliste për një person të tretë që ndërhynte në lidhjen e saj. Të ketë ndodhur vallë një tradhëti në çift që më pas ka shkaktuar ndarjen?

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here