Pipero flet për rinisjen e futbollit: Ndeshjet të bëhen 40 minuta, të ruhen distancat fizike gjatë stërvitjes

0
92

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për mundësinë e rinisjes së aktiviteteve sportive në vend dhe të futbollit në veçanti. Në një intervistë për “RTSH Sport” Pipero theksoi se nëse futbollistët nuk do të mund të përballojnë 90 minutat e lojës, atëherë duhet ndeshjet duhet të luhen për 40 minuta.

Është një pyetje e vështirë, por është një pyejte që duhet të marrë nga përgjigje nga epideomologët. Mendoj që nëse gjatë stërvitjes ka mundësi të respektohet distanca fizike dhe kjo mund të bëhet gjatë stërvitjeve. Për ndeshjet me duket pak më e vështirë për ta realizuar.Të gjitha masat që mund të merren si bërja e tamponëve, nuk na siguron që jemi 100% të painfektuar. Unë si mjekë mund të thoja që po mund të lejojmë stërvitjen edhe ndeshjet, por janë një sërë masash që duhen marrë.

E kemi thënë shumë herë që mosha e re mund të preket dhe të mos të ketë simptoma. Do të thoja që nëse do të lejohet aktiviteti, duhet të respektojnë distancimin social pasi mund të infektojnë pjesën tjetër të familjes. Nuk jam dakord që sportet e tjera në ambient të mbyllur të hapen pasi është ndryshe futbolli që luhet në një ambient të hapur. Mendoj se lojtarët mund ta përballojnë nga ana fizike. Po përse mund të mos reduktohet koha e lojës e të zhvillohen dy pjesë nga 20 minuta”, përfundoi Pipero.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here