“Kaz(h)ani është maja ajsbergut”, Anika Dokle: Ka nga ata që marrin edhe 5 rroga njëherësh, ja kush janë

0
246

Pas lajmit të bërë publik nga Faxweb.al ka pasur reagime të shumta në lidhje me punësimet në Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë, nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, të dy personazheve të njoghura si Mira Kazhanin dhe Bieta Sulon.

Anika Dokle shkruan në rrjetet sociale se Kazhani është maja e ajsbergut duke shtuar se në SHqipëri janë të shumtë ata që përveç pagës në të funksioneve organike, kanë edhe të ardhura të tjera nga angazhime në struktura kolegjiale.Më tej ajo thekson se ka edhe nga ata që marrin edhe 5 rroga njëherësh, dhe ç’rroga!

“Kaz(h)ani është maja e ajsbergut.
Janë të shumtë në këtë vend ata që përveç pagës në ushtrim të funksioneve organike, kanë edhe të ardhura të tjera nga angazhime në struktura kolegjiale(borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera). Ka nga ata që marrin edhe 5(më e pakta) rroga njëherësh, dhe ç’rroga!! Janë këta që të shajnë me libër shtëpie e të linçojnë portaleve dhe platformave sociale, kur u cënon interesat personale me statuse në mbrojtje të interesave të publikut”, shkruan Dokle.

Me diplomë në “Punë Sociale”, gazetarja Mira Kazhani, e cila menaxhon edhe një ëeb, figuron e punësuar edhe në UKT si këshilltare ekonomike.Veç të tjerash, gazetarja paguhet me një rrogë marramendëse krahasuar me pagën mesatare që marrin punëtorët në vendin tonë, plot 83000 mijë lekë.

Por Mira Kazhani nuk është e vetmja gazetare që merr rrogë në administratën shtetërore, pasi edhe moderatorja Bieta Sulo, figuron si e punësuar në UKT, por kjo e fundit jo si këshilltare ekonomike, por si specialiste. Me pozicionin e specialistes, edhe paga për Bietën është më e ulët se e Mira Kazhanit, por mbi mesataren e pagave të përgjithshme të punëtorëve shqiptarë, me plot 55000 mijë lekë. Nuk dihet nëse dy gazetaret ushtrojnë me kohë të plotë punën në administratën publike, por siç shihet pagat marramendëse u kalojnë në llogari nga UKT.

Faxweb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here