Meta “thyen” sërish karantinën, këtë herë poston foto nga Vjosa: Trashëgimi e jashtëzakonshme, duhet ta mbrojmë

0
117

Presidenti Ilir Meta, ka thyer sërish karantinën dhe ka postuar një foto nga lumi Vjosa. Presidenti ka postuar një foto ku shihet se në sfond lumin dhe shkruan se duhet mbrojtur pasi ka vlera të jashtëzakonshme.

Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik. E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë! Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme!“, shkruan Meta.

Por Meta dhe pse shkruan se ka shkuar për një qëllim të mirë, ai ka thyer sërish rregullat e karantinës. Të njëjtën gjë e bëri dhe javën e kaluar, kur u largua drejt fshatit të tij të lindjes në Skrapar.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here