Miliarderi kritikon izolimin: Fashiste, kthejini popullit lirinë

0
141

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar izolimin e Kalifornisë si pasojë e koronavirusit, duke thënë se deklaratat se njerëzit nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre, janë “fashiste”. “Kjo nuk është demokratike, kjo nuk është liri. Kthejini popullit lirinë”, ka thënë ai gjatë një dialogu me punëtorët e kompanisë së tij, Tesla.

Musk, i cili njihet për komentet e tij të drejtpërdrejta, është detyruar të pezullojë prodhimin nga mesi i muajit mars.Sakaq, ditët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes pasi SpaceX, kompania e kërkimit hapësinor e themeluar prej tij, planifikon të fusë mijëra satelitë në hapësirë për të lehtësuar aksesin në internet në pjesët e largëta të Tokës.

Tashmë janë gati 300 satelitë Starlink në orbitë, dhe disa janë të dukshëm me sy të lirë, në varësi të vendit ku jeni. SpaceX e njoftoi për herë të parë programin në 2015, dhe qëllimi është të lëshojë në orbitë 12,000 satelitë.

Kompania lëshoi në orbitë 60 satelitët e rinj me datën 18 mars dhe ky është grupi i gjashtë i Starlinks që SpaceX që ka lëshuar brenda një viti.Themeluesi i kompanisë ka hyrë në një debat me astronomët sa i përket ndikimit të satelitëve tek puna e këtyre të fundit.

Sipas astronomëve, drita që reflektojnë satelitët pengon studimin e qiellit ndërsa Musk ka delaruar se Starlink nuk do të ketë aspak impakt në punën e astronomëve. /Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here