“T’ju japim familjeve të varfra smartfonë”, godet prapë Ilir Beqja: Prioriteti ynë duhet të jetë teknologjia

0
266

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është në qendër të deklaratave politike, pas propozimit të tij për të ulur paga e pensione, e në këtë mënyrë sipas tij, do të arrihej të përballohej kriza ekonomike pas COVID-19. Sot, Beqja u sqarua duke thënë se deklarata e tij kishte në fokus pensionin e Petrit Vasilit, ndërsa bëri thirrje për një tjetër akt që qeveria duhet ta ndërmarrë sa më shpejt. Ish-ministri propozoi që të gjitha familjeve të varfra t’ju jepet smartfonë, që të kenë akses në teknologji.

DEKLARATA E BEQJES NË KUVEND: 

Ka dy ndërhyrje të shpejta të bëra për të mbështetur biznesin, sepse qeveria insistoi te banka e Shqipërisë, por do sugjeroja që BSH të shohë pak më gjerë në horizont. Ngrirja e dy kësteve është lehtësi për bankën dhe jo për biznesin. Biznesi edhe kur të rihapet do të jetë në vështirësi. Bankat treguan se ishin të papërgatitura. Sa shumë paskemi pas nevojë për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe u provua se mazhoranca e Edi Ramës ka bërë një investim në teknologjinë e informacionit.

Sa më shumë ecim në këtë drejtim dhe ja ku u provua se sa largpamës ka qenë ai vendim dhe sa të efektshme këto vendime. Por po evidentojmë një kontradiktë të re. Po na krijohet një barrierë digjitale me një grup të ri të shoqërisë. Universaliteti në teknologjinë e informacionit duhet të jetë një prioritet i ri. Ti japim familjeve të varfëra edhe smartfonin, siç i dhamë dekoderin për TVSH.

(F.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here