U gjobitën me nga 500 euro për festën me birra dhe muzikë, reagon Manastirliu: Ata që fitojnë dinë edhe të festojnë

0
357

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza” 30 mjekët dhe infermierët që përfunduan misionin në Itali në spitalin e Brescias.

Manastirliu u shpreh krenare për të gjithë stafin dhe theksoi se eksperienca e marrë do jetë një eksperiencë e vlefshme për sistemin tonë shëndetësor.
Ndërkohë nuk ka lënë pa prekur edhe festën që mjekët bënë në Itali për të cilën u gjobitën me nga 500 euro, megjithatë mjekët kanë thënë se ai që di të fitojë di edhe të festojë.
“Rezultatet e testit të djeshëm tregoi që jeni të gjithë negativë dhe për këtë jam e kënaqur. E di që keni patur në një moment edhe jeni relaksuar por kjo është një histori e kaluar. Por ata që fitojnë dinë edhe të gëzojnë Ju jeni heronjtë modern të Shqipërisë. Në këtë kohë të jesh hero do të thotë të tregosh solidaritet dhe sakrificë. Ju falenderoj për zemër dhe na keni bërë krenar. Lufta nuk ka mbaruar.” ka thënë Manastirliu.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here