“Shqiptarët historikisht me mungesë faze”, erion Kristo: Më vjen keq se më pëlqejnë gocat, por… (VIDEO)

0
171

Erion Kristo ishte i ftuar në ‘Radiografi e një Virusi”, në Fax News ku foli pëërmes një lidhje me skype për temat më të diskutuara në jetën publike në vend.Ai u pyet nga moderatori i emisionit, Artur Çani rreth qëndrimeve të fundit të ambasadores amerikane, dhe konkretisht për dosjet dhe tenderat që janë nën hetim.

Çani: KLSH po merrej me tenderat e luftës, apo të fshehtë që po bëhen tani, shkova të pyes, por dëgjova se Basha dhe PD në konferencë për shtyp thanë se KLSH duhej marrë me këto gjëra. Me vonesë, por si e komenton këtë.

Kristo: Vonesa e fazës është histori e vjetër, shqiptarët janë historikisht me vonesë faze, 100 vjet pas fqinjëve, 1 vit pas komunizmit. Ka kohë që nuk më shqetëson kjo. Edhe opozita është me mungesë faze. Gjë e mirë është që të paktën dëgjojnë dhe shikojnë. Nuk kanë stafe të mira, por të paktën dëgjojnë. Ushqim në stallë nuk kanë por mirë që kullosin jashtë stalle, kjo është gjë pozitive.

Nuk dua të bëj komentet e ambasadores amerikane sepse nuk e di çfarë axhende ka. Për muaj të tërë ka pasur një heshtje nga institucionet e drejtësisë, përveç një emërimi shumë të shpejtë e çuditërisht shumë të skatë të Presidentit. Ajo që më bën përshtypje është rikthimi i konceptit tek reforma në drejtësi. Shqiptarët sot nuk po gjykohen, dhe ambasadorjka tha të ndihmohet gjitkata e Lartë me 32 mijë dosjet që ka. Këtu nuk mund të bëhet shaka me institucionet kryesore të vendit.

Kushtetuta tashmë është bërë si kullonjëset e makaronave. E ndryshuar dhe e pandryshuar është shkelur gjithmonë. Mua më vjen keq se më pëlqejnë gocat, dhe goca më e bukur në një vend është Kushtetuta. Po flas për çështjen estetike. Kam një marrëdhënie dashurie me Kushtetutën, sepse kam folur shumë kohë me parë për një Kushtetutë të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here