“Rroga si gazetare nuk më del”, Mira Kazhani reagon pas “furtunës” së shkaktuar nga punësimi në UKT

0
246

Gazetarja Mira Kazhani, ka reaguar pas publikimit të lajmit se ajo është punësuar në ndërmarrjen e UKT dhe “futunës” që shkaktoi ky lajm në opinionin publik.

Në një shkrim të saj në portalin që drejton, “Tirana Post”, Kazhani pranon se është e punësuar në UKT dhe se do të bënte tre apo katër punë të tjera, nëse do të ishte e nevojshme,  sepse këtë gjë nuk ja ndalon ligji dhe nuk ka shkelur asnjë parim.

Kazhani thotë se rroga si gazetare nuki mjafton dhe ka nevojë të kryejë edhe punë të tjera, për të përballuar jetën.Shkrimin e plotë dhe reagimin e gazetares mund ta lexoni në portalin Tirana Post.

Lajmi se Kazhani ishte punësuar në ndërmarrjen e UKT-së me një pagë prej 83 mijë lek, bëri mjaft bujë edhe për faktin se UKT është një ndërmarrje në varësi të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që Mira Kazhani drejton një portal, ku raporton shpesh edhe për punët e Bashkisë së Tiranës dhe veprimtarinë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here