Fred Peza bie pre e fotos së Çim Pekës, bën analizë të thellë kundër Metës dhe Berishës, për foton e para një viti

0
241

Eksponenti i Rilindjes, Alfred Peza, ka bërë një shkrim të gjatë në portalin e tij, ku sulmon Ilir Metën dhe Sali Berishën, nisur nga një fotografi e publikuar nga Çim Peka në rrjete sociale. Në atë fotografi shfaqet Meta me Berishën duke drekuar.

Peza në shkrimin e tij, analizon se sa e gabuar është ky takim në kohë pandemie dhe pyet si mund të jetë hapur ky restorant kur të gjithë janë mbyllur?! Ai gjithashtu bën një analizë për domethënien politike të fotografisë, në kohën kur u duk se Meta mund të tradhëtonte dhe të rikthehej tek Rama.

Por, shkrimi i Pezës dhe analiza e tij, duket se ka shkuar kot, sepse fotografia e publikuar nga Çim Peka është e vjetër. Ajo është realizuar para një viti.

Në këtë rast, ky kurth virtual i Çim Pekës, bëri që Fred Peza të humbasë kohë të çmuar nga fundjava e tij, për të menduar gjatë, për të gjetur kritika dhe për të krijuar një analizë të thellë fare, për veprimet politike të Metës dhe Berishës,  duke u nisur nga një fotografi e vjetër.

Më poshtë shihni përgënjeshtrimin e Çimit për foton dhe analizën e thellë të Fred Pezës, me titull “Mësimet që na dha dreka e gabuar e Ilir Metës me Sali Berishën!”, botuar në Alpenews.

*Shënim: Pasi Alfred Peza e kuptoi se fotografia është e vjetër ai e fshiu shkrimin e parë dhe e ribotoi me disa modifikime, por prap duke bërë analizë mbi fotografitë e Metës dhe Berishës në kohëra të ndryshme.

/TPZ.al/

Shkrim i parë i Fred Pezës (para se të kuptonte se fotografia e Çimit ishte e vjetër):

Mësimet që na dha dreka e gabuar e Ilir Metës me Sali Berishën!

Një foto e publikuar këtë fundjavë që tregon në mes të karantinës, se si pozojnë sëbashku në një restorant Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ish Kryeministri i vendit Sali Berisha, është ikona për të kuptuar raportin e pjesës opozitare të politikës me njëri tjetrin, me Shqipërinë dhe shqiptarët.

E para, kjo foto ka një dimension pandemik. Pasi na tregon se përse janë të përjetëshme kryeveprat e letërsisë botërore si “Ferma e kafshëve” e George Orwellit, që thotë se të gjithë jemi të barabartë (përpara rregullave të forta të karantinës, në këtë rast). Por se disa, janë më të barabartë se të tjerët. Që në këtë rast do të thotë, se rregullat që vlejnë për qytetarët, nuk vlekan për disa liderë politikë, që flasin në emër të tyre.

Restorantet janë të mbyllura në të gjithë Shqipërinë, sëbashku me baret dhe një pjesë tjetër të bizneseve që konsiderohen me rrisk të lartë në zbatimin e rregullave të distancimit social, duke qenë ende rrezik për shëndetin e shoqërisë. Por ky rregull nuk vlen as për Nr. 1 të shtetit dhe as për Nr. 1 (“de facto”) të opozitës shqiptare.

Ilir Meta nga njëra anë është deklaruar me fjalë, se është në krah të atyre që luftojnë kundër Covid-19. E nga ana tjetër, çdo ditë në rrjetet sociale ka treguar me vepra, se është në anën e atyre që shkelin rregullat e pandemisë, për aq kohë sa i bie Shqipërisë kryq e tërthor.

Sali Berisha nga njëra anë i ka bërë në këtë periudhë thirrje shqiptarëve për të dalë në protesta kundër qeverisë, “se po shkela të drejtat e njeriut”. E nga ana tjetër vetë i deklaron mediave se ai vetë, nuk i shkel rregullat e karantinës, pasi dalja jashtë shtëpisë është shumë e rrezikshme përballë virusit vrasës.

E dyta, foto e Ilir Metës dhe Sali Berishës ka dimension politik. Pasi shërben si një mesazh për të gjithë opozitarët e Shqipërisë që kanë qenë të shqetësuar këto ditë, se mos Presidenti i Shqipërisë i ka tradhëtuar. Duke qenë në anën e luftës ndaj Covid-19 me fjalë, shumë prej tyre e kishin marë këtë, si një tregues se Kreu i Shtetit mund të kishte bërë ndonjë pazar politik me mazhorancën dhe Kryeministrin Edi Rama.

Shqetësimi nuk lidhej me fatin e vetë Ilir Metës në këtë histori, por me projeksionin që opozitarët kanë krijuar tashmë për figurën e Presidentit të Republikës jo si garant i Kushtetutës. Por si lideri i tyre më I besueshëm përballë mazhorancës socialiste, në kushtet kur Lulzim Basha me gjithë sforcimin e tij, duket se nuk ua mbush syrin.

Pas kësaj fotoje, të gjithë të shqetësuarit kanë arësye tashmë që të kuptojnë se çfarë kanë parë deri tani, ka qenë loja e Ilir Metës, për tu identifikuar ndryshe nga Lulzim Bashan ë këtë periudhë pandemie. Deri në atë pikë, sa të krijon përshtypjen sikur Sali Berisha vetë, ua kishte ndarë më parë rolet. Në mënyrë që njëri të ishte pro e tjetri kundër. Njëri me qytetarët, e tjetri kundër tyre.

Kjo qasje të kujton ato tregimet e Luftës së Dytë Botërore, kur i pari i shtëpisë i ndante të vetët, që të bëheshin ca me ballin dhe ca me partizanët. E kur të mbaronte lufta, ato që do të qëllonin të ishin në anën e fituesve, të mbronin ata që ishin kundër. E kështu, të vazhdonin ta kishin mirë në çdo kohë, me çdo lloj pushteti.

E treta, foto e tyre ka dimension “historik”. Takimet nëpër restorantet publike po bëhen një institucion i ri, i munguar shumë vite më parë, në marrëdhëniet publike mes Ilir Metës dhe Sali Berishës. 

Plot një vit më parë, më 30 maj 2019 për pesë orë me radhë, të shoqëruar nga të njëjtët personazhe, ata kanë kanë qenë sërisht sëbashku për drekë në një restorant duke u kujdesur si sot, që fotoja e tyre dhe lajmi të bëheshin publik në rrjetet sociale dhe media. I vetmi rast që ishte raportuar në media përpara kësaj, ka qenë darka në shtëpinë e Ilir Metës, ku Sali Berisha Kryeministër shkoi para vendimit të Gjykatë së Lartë për çështjen “bllok”-ut, në videopërgjimin e famshëm të Dritan Priftit.

Se çfarë solli kjo darkë mes Metës dhe Berishës, dihet tashmë. Ashtu siç dihet se çfarë solli dreka e tyre vitin e kaluar, kur pas një jave Presidenti çdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit. Për të dekretuar tre ditë përpara së dielës së votimeve, zgjedhjet e reja të 13 tetorit, që nuk u zhvilluan kurrë, e që nuk i përmend më askush.

Secili mund ta lexojë nga këndvështrimi i vet politik, edhe drekën e fundit të tyre, siç ka lexuar edhe ato të mëparshmet. E sigurtë është që Sali Berisha as ka ndryshuar, as nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë edhe pas 30 vjetësh. Sa herë që do të keni ndonjë dilemë për Ilir Metën, mos u mërzisni, se ditët të gjitha të Zotit janë dhe dreka të tjera ju presin!

* Shkrimi i dytë i Fred Pezës (pasi e kuptoi se fotografia e Çimit është e vjetër):

Një foto e publikuar këtë fundjavë në mes të karantinës, tregon për nostalgjinë e drekave mes Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe ish Kryeministri i vendit Sali Berisha. Pavarësisht që pretendohet se i përket një viti më parë, ndoshta në Gjirin e Lalzit, ajo është ikona për të kuptuar raportin mes tyre.

E para, kjo foto ka një dimension pandemik. Pasi na rikujton se përse janë të përjetëshme kryeveprat e letërsisë botërore si “Ferma e kafshëve” e George Orwellit, që thotë se të gjithë jemi të barabartë (përpara rregullave të forta të karantinës, në këtë rast). Por se disa, janë më të barabartë se të tjerët. Që në këtë rast do të thotë, se rregullat që vlejnë për qytetarët, nuk vlekan për disa liderë politikë, që flasin në emër të tyre.

Ilir Meta nga njëra anë është deklaruar me fjalë, se është në krah të atyre që luftojnë kundër Covid-19. E nga ana tjetër, çdo ditë në rrjetet sociale ka treguar me vepra, se është në anën e atyre që shkelin rregullat e pandemisë, për aq kohë sa i bie Shqipërisë kryq e tërthor. Sigurisht që i qan zemra se i mungon vetëm diçka me sa duket sot, (të paktën publikisht) drekat me ish Kryeministrin.

Sali Berisha nga njëra anë i ka bërë në këtë periudhë thirrje shqiptarëve për të dalë në protesta kundër qeverisë, “se po shkela të drejtat e njeriut”. E nga ana tjetër vetë i deklaron mediave se ai vetë, nuk i shkel rregullat e karantinës, pasi dalja jashtë shtëpisë është shumë e rrezikshme përballë virusit vrasës.

E dyta, foto nostalgjike e Ilir Metës dhe Sali Berishës ka dimension politik. Pasi shërben si një mesazh për të gjithë opozitarët e Shqipërisë që kanë qenë të shqetësuar këto ditë, se mos Presidenti i Shqipërisë i ka tradhëtuar. Duke qenë në anën e luftës ndaj Covid-19 me fjalë, shumë prej tyre e kishin marë këtë, si një tregues se Kreu i Shtetit mund të kishte bërë ndonjë pazar politik me mazhorancën dhe Kryeministrin Edi Rama.

Shqetësimi nuk lidhej me fatin e vetë Ilir Metës në këtë histori, por me projeksionin që opozitarët kanë krijuar tashmë për figurën e Presidentit të Republikës jo si garant i Kushtetutës. Por si lideri i tyre më i besueshëm përballë mazhorancës socialiste, në kushtet kur Lulzim Basha me gjithë sforcimin e tij, duket se nuk ua mbush syrin.

Pas kësaj fotoje, të gjithë të shqetësuarit kanë arësye tashmë që të kuptojnë se çfarë kanë parë deri tani, ka qenë loja e Ilir Metës, për tu identifikuar ndryshe nga Lulzim Basha në këtë periudhë pandemie. Deri në atë pikë, sa të krijon përshtypjen sikur Sali Berisha vetë, ua kishte ndarë më parë rolet. Në mënyrë që njëri të ishte pro e tjetri kundër. Njëri me qytetarët, e tjetri kundër tyre.

Kjo qasje të kujton ato tregimet e Luftës së Dytë Botërore, kur i pari i shtëpisë i ndante të vetët, që të bëheshin ca me ballin dhe ca me partizanët. E kur të mbaronte lufta, ato që do të qëllonin të ishin në anën e fituesve, të mbronin ata që ishin kundër. E kështu, të vazhdonin ta kishin mirë në çdo kohë, me çdo lloj pushteti.

E treta, foto e tyre ka dimension “historik”. Takimet nëpër restorantet publike po bëhen një institucion i ri, i munguar shumë vite më parë, në marrëdhëniet publike mes Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Plot një vit më parë, më 30 maj 2019 për pesë orë me radhë, të shoqëruar nga të njëjtët personazhe, ata kanë kanë qenë sërisht sëbashku për drekë në një restorant duke u kujdesur si sot, që fotoja e tyre dhe lajmi të bëheshin publik në rrjetet sociale dhe media.

I vetmi rast që ishte raportuar në media përpara kësaj, ka qenë darka në shtëpinë e Ilir Metës, ku Sali Berisha Kryeministër shkoi para vendimit të Gjykatë së Lartë për çështjen “bllok”-ut, në videopërgjimin e famshëm të Dritan Priftit.

Se çfarë solli kjo darkë mes Metës dhe Berishës, dihet tashmë. Ashtu siç dihet se çfarë solli dreka e tyre vitin e kaluar, kur pas një jave Presidenti çdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit. Për të dekretuar tre ditë përpara së dielës së votimeve, zgjedhjet e reja të 13 tetorit, që nuk u zhvilluan kurrë, e që nuk i përmend më askush.

Secili mund ta lexojë nga këndvështrimi i vet politik, edhe nostalgjinë e fundit të tyre për drekën e përbashkët, siç ka lexuar edhe ato të mëparshmet. E sigurtë është që Sali Berisha as ka ndryshuar, as nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë edhe pas 30 vjetësh. Sa herë që do të keni ndonjë dilemë për Ilir Metën, mos u mërzisni, se ditët të gjitha të Zotit janë dhe dreka të tjera ju presin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here