“Kanë xhelozi se nuk shkojnë vetë”, Jonida Maliqi u përgjigjet kritikuesve për udhëtimet e saj në jug: Aulonën e kam mike, kam diçka shumë me rëndësi atje dhe s’do ju jap shpjegime

0
192

Këngëtarja Jonida Maliqi u ka kthyer përgjigje të gjithë qytetarëve dhe ndjekësve që e kanë kritkuar për rrugëtimin e saj drejt jugut të Shqipërisë. E ftuar në “Po Culture”, Maliqi tha se ata që e kritikojnë ndjejnë një lloj xhelozie ndaj saj, pasi nuk mund të shkojën vetë.

E pyetur në lidhje me shkrimin e Aulona Mustës, e cila kritikoi të gjithë ata që dalin bregdeteve në klohë karantinë, Maliqi tha se nuk i jep do shpjegime çdo njeriu për udhëtimet e saj, sepse ka gjëra me rëndësi, ‘në Vlorë e poshtë’.

Pjesë nga biseda

Jonida Maliqi: Disa individë më masakruan. Nuk e kuptoj arsye pse, dukeqenë se hera herës në Instagramin tim unë nxjerr natyrën dhe detin. Ata nuk munden dhe shfaqin shenja xhelozie në thonjëza. Unë kur jam e lumtur dhe qetë dua ta ndaj gjithçka me publikun. Kam qenë në jug për arsyet e mia personale, e karantinuar edhe atje. Mos ma kini merakun, madje kam marrë dhe leje për të dalë jashtë Tiranës

Dojna Mema: E di pse po ta them këtë, sepse Aulona Musta ka bërë një shkrim për këta që shkojnë në jug dhe thashë, uaaa, Jonida nuk paska kthyer një përgjigje….

Jonida Maliq: E di çfarë zemër, unë tani po e shikoj këtë gjë, madje nuk kam as nerva ta lexoj. Çfarë të them unë…Aulonën e kam mike dhe uroj t’i shkoj shumë mirë karantinimi. Unë nuk mund t’i jap shpjegime publikut sepse shkoj atje. Janë arsyet e mia personale, ndërpersonale…kam diçka shumë të rëndësishme atje…

Dojna Mema: I ke kështu ti, nga Vlora e poshtë

Jonida Maliqi: Jam me origjinë nga Vlora e poshtë…

Momenti pas minutës 05:00

(f.m/ dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here