Koronavirusi ndalon festat/ Pas diktaturës për herë të parë ndalohen festimet fetare, ditët e shënuara që u ‘gëzuan’ në shtëpi

0
236

Kur themi që koronavirusi ka gjunjëzuar botën, duket se nuk ka nevojë për vendosjen e thonjëzave, pasi kjo është një e vërtetë tashmë. Pandemia, të paktën në Shqipëri, ka bërë atë që edhe diktatura e egër komuniste nuk arriti dot ta bënte për 45 vjet. Për herë të parë që nga rënia e komunizmit, besimtarët nuk kanë mundur që të shkojnë në teqe, kisha e xhamia për të festuar ditët më të shënuara të kalendarit të tyre fetar.

Atë që nuk e bëri dot regjimi i Enver Hoxhës, i cili pa e menduar dy herë shembi kisha e xhamia,e bëri një mikroogranizëm që vret. Vret pa mëshirë dhe pa pyetur për status, para apo moshë. Kishat, teqetë dhe xhamitë do të boshatisëshin për herë të parë, pikërisht në momentin kur e vetmja gjë që n aka mbetur është shpresa. Shpresa se një fuqi hyjnore do të na mbrojë ndaj një armiku që nuk e shohin, nuk e ndjejmë dhe as e dëgjojmë.

Po cilat ishin festat që nuk u festuan në Shqipëri? Nisur nga festa që daton që prej lashtësisë, e që festohej pa dallim ndër fiset që drejtonin vendit, deri tek ato fetare, shqiptarët dhe jo vetëm janë detyruar që t’i festojnë në shtëpi. Nuk kishte rrugë tjetër. Ndryshe rrezikonin jetën.

DITA E VERËS PA FESTË E BALLOKUME

Tirana bosh

Dita e Verës është një festë pagane shqiptare, e cila është festuar gjithmonë më 14 që prej lashtësisë. Por pandemia e koronavirusit ka bërë që për herë të parë të mos kryhen festimet tradicionale dhe ballokumet, ëmbëlsirat tipike të festës. Në orët e para të ditës, askush nuk trokiti në derën e askujt për të bërë urimet e para, ndërsa fëmijët e mbyllur brenda nuk e patën mundësinë për të mbledhur fruta dhe ëmbëlsira në shtëpitë e të afërmve.

FESTA E NOVRUZIT PA TEQE DHE BABALLARË

Baba Mondi

Për herë të para që prej kohës së komunizmit, besimtarët bektashinj nuk kanë mundur të festojnë sipas traditave të tyre lindjen e Imam Aliut në Qabe. Ndryshe nga çdo herë tjetër, besimtarët nuk u mblodhën bashkë në teqe apo me familjen për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit. I vetëm para mediave, pa asnjë besimtarë për ta dëgjuar para derës së teqesë, kryegjyshi i Bektashinjëve, Baba Mondi nuk harroi për të uruar. Edhe pse kryefjala e fjalimit ishtë koronavirusi, sërish Baba Mondi nuk ka ngurruar që të dërgojë mesazhe festive dhe të bëjë thirrje për lutje. Gjithë çfarë po ndodh me botën ndoshta ka nevojë për “dorë” ndihmë nga e mbinatyrshmja.

PASHKËT- Të dyja të anuluara

Kisha bosh

Pashkët katolike dhe ato ortodokse, nuk u pritën në 12:00 në kishë. Besimtarët nuk e festuan dhe nuk u lutën për ngjalljen e Krishtit. Nuk e morën bekimin e etërve dhe as flakën e shenjtë, me të cilën çdo vit bekojnë shtëpitë e tyre. Priftërinjtë me kishat bosh nuk kishin çfarë dhe kë të predikonin, veçse të luteshin për një botë më të mirë dhe më të qetë. Pamjet e trishtave të Vatkanit bosh, dhe të kishave ku zëri i priftërinjve buçonte si kurrë më parë bënë xhiron e rrjetit. E vetmja urë lidhëse me besimin e tyre u bë televizori. Të gjithë me sytë nga Papa Françesku në Vatikan bësuan (ose donin të besonin) se gjithçka do të shkojë mirë. Se Krishti u ringjall dhe se ka ende shpresë. Pavarësisht arkëmorteve të viktimave të “murtajës” që ka pushtuar botën. Me fjalët shpresëdhënëse se priftërinjëve, që njëzëri bënin thirrje për besim, besimtarët festuan të mbyllur, me besimin se vitin tjetër gjithçka do të jetë më mirë.

RAMAZANI PA NAMAZ

Xhamia

Jemi mësuar që çdo vit sheshi “Skënderbej” të tejmbushet nga besimtarët myslimanë që falin namazin në ditën e parë të muajit të sakrificës, atij të Ramazanit. Por këtë herë sheshi ishtë bosh… Edhe pse dëshira ishte e madhe, askush nuk guxoi që të falej në publik, pasi pandemia nuk fal. Me lutje për pranimin e sakrificës së tyre, falja e Namazit u bë në shtëpi. Pa urimet për pranim nga besimtarët e tjerë. Pa falje në shtëpinë e Zotit. Pa fjalim nga myftinjtë.

1 MAJII- FESTË, PROTESTË APO ASGJË FARE?

1 maji

Aq shumë thuhet sa është kthyer në batutë; 1 maji është festë apo protest. Dita e Punëtorëve duhet që të ishte e tëra për ta, për të drejtat e tyre por jo. Koronavirusi, i cili është bërë shkak edhe për largimin nga puna të shumë punëtorëve, gjithashtu u ‘mbylli gojën’ për të ngritur zërin. As festë e as protestë. Disa të mbyllur brenda, disa të papunë, disa që punojnë në kohë të vështira thuajse “harruan” ditën e tyre. Protestat që u zhvilluan në botë, u panë si mina me sahat, dhe policia ndërhyri më shpejt se çdo të bënte edhe në vendin më diktatorial për të shpërndarë turmën, e cila për herë të parë në histori mund të shkaktonte vdekje.

5 MAJI PA LAVDI DËSHMORËSH

Varrezat e dëshmorëve

Dita e Dëshmorëve të Atdheut është përkujtuar gjithmonë në çdo cep të vendit. Politanë, familjarë por edhe shumë atdhetarë nuk do të vendosin tufa me lule në vendet ku prehen përjetë ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Shqipërisë. Kësaj herë, dëshmorët do të lihen në harresë, siç është bërë gjithmonë fundja 364 ditët e tjera të vitit. Tani i kemi të gjithë sytë tek heronjtë e kohëve moderne, mjekët dhe shkencëtarët. Ata që japin shpresë se një ditë toka do të shërohet, dhe se njerëzimi do të kthehet sërish si dikur. Pa tufa lulesh, pa përulje, pa nderime do të kalojë edhe 5 maj.

(k.m.f.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here