Sot liridalje për pensionistët dhe prindërit me fëmijë, nga e hëna e në vazhdim, nis lirimi i masave

0
269

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por sot të moshuarit mund të dalin nga banesat deri në orën 10:00 të paradites. Më pas, të drejtë për të qarkulluar janë prindërit me fëmijë deri në moshën 14-vjeçare, nga ora 11:00-17:30.

Ndërkohë çdo gjë tjetër është mbyllur, e ndaluar është edhe lëvizja me mjete private. Nga e hëna do të fillojë lirimi i masave, me shtimin e 18 bashkive të tjera në zonat e gjelbra.

Të hënën tjetër, më 11 maj do të lejohen të vijojnë punën berberët, dentistët dhe parukerët, biznese që deri më tani ishin konsideruar si me risk të lartë për përhapjen e koronavirusit.

Më pas, më 18 maj do të nisë hapja e barave dhe restorantëve, të cilët do të lejohen që të shërbejnë vetëm në ambientet e jashtëme.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here