“Nuk mund ta përballoj më”- I ndau koronavirusi, Artiola Toska bën dedikimin prekës për bashkëshortin: Është e tepërt

0
257

Këngëtarja u karantinua pa dashurinë e saj por shprehet se nuk mundet më. Artiola tha se ka kaluar shumë kohë pa e takuar dhe është e tepërt.

“Nuk mund ta përballoj më tepër sepse u bënë shumë kohë pa bashkëshortin. Është e tepërt kaq. Mezi po pres që të iki. Më ka marrë malli shumë, sigurisht normal. Më miqtë e mi të ngushtë më tepër takohemi nëpër aeroporte, nëpër koncerte. Njëjtë si më përpara me miqtë sepse unë jam e angazhuar vetëm fundjavave ndërsa gjatë javës nuk dal shumë nga shtëpia. Më shumë pi ndonjë kafe me bashkëshortin, me ndonjë mikeshë, drekë me ta. Jam më tepër natyre familjare,”- u shpreh këngëtarja në emisionin “Ftesë në 5”.

Ajo aktualisht është izoluar në shtëpinë e saj. Fillimisht qëndruan me të motra dhe nëna e saj, ndërsa tani vëllai.

Por bashkëshorti i saj mbeti i në Itali kur u mbyllën kufijtë.

“U mbyllën kufijtë. Unë me datën 9 erdha nga Anglia në Shqipëri, bashkëshorti im ishte në Itali dhe ngelëm. Më pas fillova të përgatitem për këngën dhe nuk e dinim cfarë të bënim të vinte ai apo të shkoja unë. Ngeli fare,”- shtoi Artiola.

/Panoramaplus.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here