SEKRETARI KOMUNIST: ENVERI S’BËRI KRIME, “DËNUAN” VETEN

0
66

Ky është Gjon Bruçi i cili vazhdon të nderojë me grusht, simbol i sistemit monist në çdo 5 maj dëshmorët e atdheut. Teksa mban postin e sekretarit të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste, Bruçi thotë se të nderosh me grusht është simbol bashkimi.

Dëshmorët nuk po respektohen dhe bustet e tyre po zëvendësohen me tradhtarë si Mithat Frashëri thotë sekretari komunist Bruçi duke vijuar akuzat ndaj një figure si Mithat Frashëri ndërsa fajëson tri partitë kryesore politike në Shqipëri.

Gjon Bruçi ka një qëndrim të palëkundur besimi dhe vlerësimi për sistemit e kaluar komunist dhe diktatorin Enver Hoxha ndërsa nuk pranon krimet macabre të bëra nga ai sistem për pothuajse 50 vite me radhë.

Në Shqipëri veprimtaritë e komunistëve edhe pse sollën diktaturën më të egër në Europë ende nuk janë të ndaluara me ligj dhe po kështu as simbolet e tyre dhe asgjë tjetër. Edhe krimet e sistemit monist jo vetëm se nuk janë dënuar por me qindra eksponentë të asaj kohe që pushkatuan e dënuan mijëra vetë vazhdojnë të jenë kudo në poste të ndryshme në mesin tonë.

Kjo mos ndarje nga ajo e kaluar e zezë e historisë së Shqipërisë bën që edhe sot pas 30 vitesh problemet në shoqërinë shqiptare të jenë të mëdha./StarPlus Tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here