“Të bën bllok sa ti bien nervat”,i ish-banori i Big Brother dhe moderatori shqiptar prezanton publikisht të dashurën

0
88

Pasditen e djeshme në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në pesë” ishte ish-banori i “Big Brother”, Erion Zeqiraj, ku prezantoi për herë të parë të dashurën, e cila ndodhej pranë tij në video live.

E dashura e tij quhet Blerta dhe në emision dyshja kanë treguar detaje nga lidhja e tyre, duke treguar se e kanë bërë publike padashje. “Atë pjesën që nuk e shprehnim dot në publik, nuk donim ta shprehim as në rrjete sociale por padashje e ngatërruam duke publikuar ca foto dhe duke bërë publike dhe lidhjen”, ka treguar Erioni.

Blerta ka treguar se është xheloze por gjithmonë me kufinj. Moderatorja e emisionit, i ka pyetur po ashtu se kush mban më shumë inat në çift. ” Blerta, nuk flet për ditë me radhë pas një zënke. Të bën bllok në rrjete sociale, të heq andej, të heq këndej, sa t’i bien nervat. Të dy jemi njësoj. I kam shkuar kur e mërzis, me lule me ndonjë arush dhuratë”, ka treguar ish-banori i “Big Brother”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here