Të enjten mbahet protesta e parë me maska në sheshin “Skëndërbej”

0
280

Protesta e parë me maska përgjatë pandemisë së koronavirusit do të mbahet këtë të enjte nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Në një njoftim në Facebook Aleanca njofton se protesta do të mbahet në sheshin Skëndërbej, ndërkohë që pjesëmarrësve i kërkohet të mbajnë maska dhe të ruajnë distancimin social.

Ajo thotë se kjo protestë do të thirret  ‘kundër dikaturës’, ‘falimentimit ekonomik’ dhe ‘burgut shtëpiak’, gjatë pandemisë së Covid-19.

“Të nderuar miq, e ndërmarrim këtē nismë për të thirrur një protestë, kundër diktaturës, falimentimit ekonomik dhe burgut shtëpiak, me të cilin janë dënuar 2.8 milion shqiptarë.

Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak.

Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar.

Ndërkohë Shqipëria ēshtë tërhequr nga 5 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

OKB dhe KE kanë paralajmëruar rrezikun e shfrytëzimit të epidemisë si pretekst për fuqizimin e regjimeve autoritare, si Shqipëria.

Ju ftojmë të protestojmë të enjten, më 7 maj, ora 12.00 në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, Sigurisht duke ruajtur distancimin social.

Sa më shumë  të jemi, aq më të fortë jemi përballë policisë partiake të kryeministrit”, thuhet në njoftim./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here