Rama: Ndryshojmë temë, Demi: S’je ti redaktori i medias. Replika mes kryeministrit dhe gazetarit

0
143

Kryeministri Edi Rama i ftuar ditën e sotme në ABC –ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi foli edhe për lëvizjen e lirë që zhvilluar ai vetë por edhe presidenti Ilir Meta.

Gjatë bisedës me gazetarin Demi, Rama tha se për shkak të detyrës specifike që ka ai vetë dhe presidenti i lejohet të lëvizë edhe jashtë fashave orare, ndërsa kërkoi që të mos flitej për këtë fakt, por për tema më interesante për qytetarët. Përballë kësaj kërkese për të ndryshuar bisedën, gazetari Enkel Demi tha se nuk ishte ai redaktor i medias, por kryeministër.

Biseda:

Enkel Demi: Ju jeni kryeministër i Shqipërisë, jo redaktor i medias

Edi Rama: Unë jam absolutisht jo redaktor i medias, por për sa kohë më keni përballë nuk mund të thoni çfarë të doni.

Enkel Demi: Presidenti i Republikës nuk  ka respektuar rregullin e karantinës, në fundjavë. Ju vetë keni qenë në Vlorë, nuk e keni respektuar rregullin e katrantinës.

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë. Që në ditën 1 të gjithë personat që kanë një punë të përcaktuar.

Unë dhe Presidenti i Republikës kemi një detyrë specifike që na lejohet të lëvizim edhe jashtë fashave orare të lëvizjes.

Enkel Demi: Të bësh viking nuk është punë

Edi Rama: Për presidentin është punë, do flasim për gjëra që i interesojnë publikut?

Enkel Demi: Kush e përcakton gjërat që i interesojnë publikut? Sepse kjo mund të jetë një pyetje e ardhur nga publiku./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here