Dikur mendonte se mund të këndonte, Hygerta Sako zbulon këtë video teksa performonte në skenë

0
89

Hygerta Sako është kthyer 16 vite pas me postimin e fundit në rrjetet sociale, kur sipas saj mendonte se dinte të këndonte.

Moderatorja ka ndarë një video ku shfaqet duke performuar me mikrofon dhe krah saj ka shkruar: “Viti 2004, kur akoma më gënjente mendja se dija të këndoja, kështuqë m’i kurseni komentet për zërin”.

Në video bie në sy dhe ‘look-u’ i kuruar i Hygertës, e cila ka veshur një fustan të zi me gura që ndriçojnë.

Me siguri këto pamje duhet ta kenë bërë mjaft nostalgjike Sakon e cila herë pas here kujton se si kanë kaluar gjithë këto vite për të, mes eksperiencave të ndryshme në televizion./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here