“Mos bëni teste, mos merrni masa drastike, flisni rroma për toma gjoja si ekspertë…”- Fuga: O ju plastë kaptina, plagjiaturë e gjallë. Shqipëria vend eksperimentesh

0
125

Akademiku Artan Fuga ka “shpërthyer” ndaj masave të marra nga qeveria në situatën e krijuar nga koronavirusi, e më tej edhe lehtësimeve të tyre.

Me një shënim në facebook, Fuga thotë se nuk bëhen testime sa duhet, nuk po merren masa drastike, ndërkohë që po hapen sa më shpejt aktivitet me infektim të lartë, teksa përmend stadiumet, kafenetë, pika bastesh e universitetet.

“Bllokoni çdo institucion, hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal duke lënë me orar kur do të dalin xhiro, gratë shtatzana, pensionistët, burrat beqarë, gratë e virgjëra, qentë, pedagogët, besimtarët e feve të ndryshme, antarët e forumeve, macet; kush nuk bindet në litar! Flisni rroma për toma gjoja si ekspertë të tregjeve financiare se si do të plasi zija e bukës, o ju plastë kaptina, plagjiaturë e gjallë!”, shkruan Fuga mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Qytetare Vdekja :

Mos bëni, teste!

Të dhënat e të infektuarve dhe të humbësve të jetës manipulojini!

Predikoni kot më kot se ju dini të matematizoni kurbën e infektimit dhe pretendoni se në 15 prill do të zhduket!

Harxhojini paratë publike duke ja dhënë gjoja shkencës akademike, gjoja medias publike, vidhniiiiii!

Mos merrni masa drastike në fushën sanitare dhe të distancimit social që të hapen bizneset sepse po i merret fryma ekonomisë!
Lëreni qytetarin pa lekë !

Hapni sa më shpejt aktivitete me infektim të lartë dhe që nuk janë strategjike në etapën e parë :

stadiume, kafene, pika bastesh, universitete!

Mos merrni masa dizenfektimi!

Bëni sa më shumë kongrese, zgjedhje në universitete pikërisht tani!

Bllokoni cdo institucion, hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal duke lënë me orar kur do të dalin xhiro, gratë shtatzana, pensionistët, burrat beqarë, gratë e virgjëra, qentë, pedagogët, besimtarët e feve të ndryshme, antarët e forumeve, macet; kush nuk bindet në litar!

Lërini të sëmurët të dergjen si qeni në shtëpi dhe në sekondën e fundit sillini në spital!
Puthuni sa më shumë me komshinjtë, të panjohurit, me shefat, me krushqit dhe deputetët!

Flisni rroma për toma gjoja si ekspertë të tregjeve financiare se si do të plasi zija e bukës, o ju plastë kaptina, plagjiaturë e gjallë!

Me një fjalë çmenduni! Edhe më shumë skizofreni akoma!
Nuk zutë mend që keni Kuvend jolegjitim!
Nuk zutë mend që keni bërë zgjedhje pa zgjedhës!

Nuk zutë mend nga tërmeti!
Nuk zutë mend as nga princvidi as nga covidi!
Shtet fejbukist keni ndërtuar!

Shqipëria vend eksperimentesh sepse o do të pranojnë të gjitha eksperimentet ose duhet të ikin nga pushteti dhe të japin llogari!

Mirë futbolli, po volejbolli, ping pongu, skerma, striptiza kur do të hapen?
Unë këtu jam po ju pres!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here