“Në Botërorin 1994 pati një komplot kundër skuadrës dhe Maradonës”, ish-futbollisti del kundër FIFA-s

0
173

Një histori 26 vjeçare që vazhdon të mbajë një gjurmë helmi Diego Armando Maradona, i cili rezultoi pozitiv me doping pa ndeshjes Argjentinë-Nigeri, gjithmonë ka drejtuar gishtin nga zyrtarët e FIFA-s, të cilët donin të ndëshkonin një zë të rëndësishëm kundër. Për ta rindezur debatin mendon Abel Balbo, ish-sulmuesi argjentinas, që spikati në Europë kryesisht me Romën në Serinë A..

“Ishte hera e parë që një infermiere hynte në fushë për të përzgjedhur një futbollist për kontrollin antidoping. Ajo që i ndodhi Diegos ishte një komplot. Po i shqetësonim dhe nuk mund të na lejonin që të shpalleshim kampionë të botës. Ishte gjithçka shumë e çuditshme.

Diego ka qenë shumë i sinqertë me ne dhe po i bënte gjërat për së mbari. Ata e kërkuan dhe erdhën për ta marrë, bënë teatër. Koha na dha të drejtë. Të gjithë e kanë parë që në FIFA kishte diçka që mbante erë.”- Përfundoi ish-sulmuesi i Romës

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here