Nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, 10 veprimet që mund t’iu çojnë drejt bùrgut

0
256

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Parlamenti gjatë seancës së 16 prillit. Ndryshimet kríminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar, ndërsa rrisin dënimin deri në 3 vite bùrgpër dhunën në familje nga 2 vite që ishte.

Nga sot 10 veprime përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burg. Deri më sot sjellje të tilla nuk ishin të ndaluara ose thjeshtë përbënin shkelje të lehta, që mund të ndëshkoheshin me gjobë. 7 vepra të reja penale kanë të bëjnë me thyerjen e karantinës në kohë epidemie dhe përhapjen e infeksionit me dashje apo pa kujdesia. Nga sot, shkelja e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Thyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg.

Thyerja e karantinës dënohet me bùrgderi në tre vjet burg, ndërsa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet deri në 5 vjet burg dhe deri në 8 vjet bùrgkur përhapja e infeksionit ka sjellë pasoja të rënda. Këto veprime dënohen me burg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore.

Ndërkaq, deri në 3 vjet bùrgdo të dënohet presioni psikologjik ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime. Me tre vjet bùrgdo të dënohet edhe presioni psikologjik dhe dhùna ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime, morave, nipave, mbesave, vëllezërve, prindërve, vjehrrit, vjehrrës, nuses, kunatës etj. Kur kjo vepër përsëritet dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg. 10 veprimet që ju çojnë drejt burgut:

1.Thyerja e rregullave në kohë epidemie, kur shkelësi ka marrë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj

2.Thyerja e rregullave në kohë epidemie, duke ushtruar aktivitet tregtar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

3.Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

4.Shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës i sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

5.Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

6.Përhapja e sëmundjes infektive nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

7.Përhapja me dashje ose nga pakujdesia e sëmundjes infektive, duke shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

8.Presioni psikologjik ndaj bashkëshortes, ish-bashkëshortes, përsosnit bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, ndaj personit në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet.

9.Dhùna dhe presioni psikologjik ndaj peronave gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), dënohet me burgim deri në tre vjet.

10.Dhùna dhe presioni psikologjik i përsëritur ndaj të gjithë personave të rrethit familjar, përfshirë edhe personat në lidhje apo ish-lidhje intime, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim./shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here