Rama flet për tërheqjen nga padia e BILD: Kurseva lekët e Partisë Socialiste…

0
163

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, ka folur për tërheqjen nga padia që do të bënte për gazetën gjermane BILD.

Rama përsëriti se u tërhoq pas takimit me editorialistët e BILD, por për herë të parë zbuloi edhe se si do të paguheshin shpenzimet e gjyqit, ku Rama kishte pajtuar një avokat mjaft të shtrenjtë.

Kryeministri tha se duke u tërhequr kurseu paratë e Partisë Socialiste, pra shpenzimet e Ramës do të paguheshin nga PS.

“Nuk kam shumë për të thënë lidhur me këtë sepse e kam shkruar, në atë që ju zemërgjerësisht lexuat, që takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte me të vërtetë një takim mbresëlënës nga pikëpamja e komunikimit, nga pikëpamja e diskutimit që bëmë për shumëçka dhe duke qenë se u ndërtua një marrëdhënie njerëzore dhe mu duk e pamotivueshme brenda vetes, që të vazhdoja gjyqin. Me këtë rast kurseva edhe disa të holla nga arka e Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here