Shpërthen Mero Baze: Gabim i rëndë moral dhe politik i Ramës, që përfilli dhe u dorëzua para “Syri TV”

0
202

Gazetari Mero Baze, ka bërë një editorial mjaft kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, për faktin se ky i fundit pranoi ftesën për t’u intervistuar nga gazetari Çim Peka, në televizionin e ri informativ, “Syri TV”.

Baze thotë se duke pranuar këtë intervistë, Edi Rama e ka legjitimuar këtë televizion, të cilin ai e konsideron fryt të korrupsionit.

Më tej Baze shprehet se ky është një gabim moral dhe politik i Edi Ramës, që ka thyer dhe tradhëtuar premtimet e tij.

“Përfillja e Edi Ramës për këtë projekt, dhe konsiderimi prej tij, i një grupi hajdutësh dhe vrasësish të disa viteve më parë, si faktor politik dhe mediatik, tregon një lloj dorëzimi para tyre.

Ky është i vetmi gabim i rëndë politik dhe moral që Edi Rama bën duke përfillur këtë projekt, ndërkohë që detyra e tij dhe premtimet e tij, kanë qenë për t’i luftuar këto projekte”, shkruan ndër të tjera Baze, në editorialin e tij.

Aq i ashpër është treguar Baze me Ramën, sa e ka krahasuar vajtjen e kryeministrit tek televizioni i Çim Pekës, me strehimin e Lulzim Bashës në kompleksin e Papulit, pasi opozita e kishte akuzuar këtë të fundit, si një oligark të lidhur me qeverinë.

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Rama ka zhvilluar një intervistë në Syri TV, një media kritike ndaj qeverisë së tij. Prezenca e Ramës në këtë televizion, ka shkaktuar polemika dhe veçanërisht gazetari Baze, ka qenë mjaft kritik me kryeministrin për këtë çështje.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here