“Çdo gjë vendoset në Facebook”, Manjani: Komiteti i Ekspertëve nuk ekziston, është një shpikje

0
183

Në një intervistë të dhënë për gazetaren Juli Xhokaxhi në Abc News, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur edhe për mënyrën sesi është menaxhuar kriza e koronavirusit nga qeveria.

Sipas Manjanit, gjatë kësaj periudhe janë shkelur të drejtat e qytetarëve ndërsa nuk kanë munguar as kritikat ndaj kryeministrit për të cilin ai thotë me ironi se është “kryetekniku” i Komitetit Teknik të Ekspertëve.

I pyetur për ndikimet që mund të kenë kufizimet në sistemin e drejtësisë apo kudo tjetër, Manjani thotë se asgjë nuk është e sigurt, “pasi mjafton një postim në Facebook dhe gjithçka ndryshon.Po ashtu Manjani thotë se Komiteti Teknik, ligjërisht nuk ekziston, por është një shpikje.

Pjesë nga intervista:

Ylli Manjani: Në këtë prizëm ne nuk jemi si gjithë bota sepse kemi vakume në procesin e Drejtësisë.

Këtu nuk parashikohet as çfarë do ndodhë deri pasdite. Se i fut një lajm në Facebook ai dhe ndryshon gjithçka. Kështu jemi katandisur…Rrëzohet ky që është dhe zgjidhet gjithçka. Unë fjalën kam, pushkë nuk marr dot. Zoti Palmer na tha vjet që do bëhej Gjykata Kushtetuese që vjet dhe nuk u bë. Një shtet që nuk ka gjykata dhe heq dorë nga ligjet nuk është më shtet, është pushtet është sundim. Nëse nuk i zihet rruga ky do vazhdojë kështu.

Kishte arsye që gjykatat të mbyllej në kohë izolimi? Çfarë pengoi që Vettingu të vazhdonte?

Ylli Manjani: Nuk marrin dot përgjigje sepse jetojmë në një terren spekulativ. Në fund të ditës fitojnë dy rreshtat në Facebook të atij komitetit teknik.

Ndërsa, sa i përket masave të marra deri më tani në kuadër të krizës së koronavirusit, Manjani shprehet:

“…Nuk ka paga lufte, nuk ka luftë. Këta nxjerrin ushtrinë për të luftuar virusin. Turpi i botës. funksionojnë emergjencat civile. Kufizimet që janë bërë deri tani janë të pa mbështetura në Kushtetutë dhe jashtë normave demokratike. Zero me xhufkë janë.

Lëvizja e njerëzve, hyn te Konventa e të Drejtave të Njeriut, një akt normativ deri në çfarë mase mund ta izolojë me detyrim qytetarin, dhe sa të drejtë ka një qeveri, ta gjobisë apo ta shoqërojë në komisariat qytetarët?

Ylli Manjani: Masat që merren janë të përcaktuara në varësi të asaj që të sulmon. Sulmi është virusal jo njerëzor as ujë zjarr. Në këtë rast, kufizimet janë të natyrës proporcionale dhe nuk i vendos politika, por ligji, kjo është shpike. Ka institucione që mund ta bëjnë këtë , ISHP fshihet.

E kanë parë gjëkundi? Ata dalin në kuadër të një shpikjeje, që ka dalë pas kongresit të PS, nuk ekziston gjëkundi në mënyrë ligjore Komiteti Teknik.

Aq më tepër të kemi kryeministrin në krye të kësaj gjëje. Askush nuk e mohon se kufizimi duhet. karantina është një nga mjetet, por është i fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here