“Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”/ Tritan Kalo: A keni reflektuar apo do vijojmë të brohorasim “Rroftë Partia”?

0
68

Mjeku i njohur Tritan Kalo në një postim në Facebook pyet shqiptarët nëse kanë reflektuar si popull gjatë këtyre dy muajve apo do vijojnë të brohorasim  sërish “Rroftë Partia”. Ai përmend edhe shprehjen: “Koha është e Maskarenjve, por atdheu i Shqiptarëve”.

“A kemi reflektuar ndopak si “il poppolo Albanese” gjatë këtyre dy muajve “QUARANTIN”…..Do fillojmë të mendojmë thelbësisht për ARDHMËRINË dhe MIRËQËNIEN TONË, apo do vijojmë të brohorasim “Rroftë Partia”, e të nesërmen me trastë krahut të marrim udhën e hidhur të theqafjes/kurbetit….Kurrë të mos i harrojmë vargjet epope: “Koha është e Maskarenjve, por ATDHEU i Shqiptarëve”. (Ali Asllani)….Është koha e juaj Populli im!!!”, shkruan Kalo.

Gjatë kësaj periudhe pandemie Tritan Kalo ka deklaruar se kjo situatë nuk mund të të politizohet. Ai ka theksuar se sistemi shëndetësor në Shqipëri ka shumë probleme për shkak të keqqeverisjes gjatë 30 viteve të fundit.

J.V/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here