“Mblidh vajzat atë bëj, po bredhin lule më lule”, ndjekësja i kthehet keq Albërijes, reagon ashpër e bija: Të më vish anash

0
193

Ditën e djeshme Albërije Hadërgjonaj postoi një video të vajzës së saj, Anxhelinës duke kërcyer në dhomën e gjumit, veshur me bikini. Bashkëngjitur videos këngëtarja shkruajti që vajzës së saj t’i vijnë anash të gjithë.

Kaq është dashur që një ndjekëse të irritohet, duke thënë që çdo prind lavdëron fëmijën e vet, dhe i ka kërkuar Albërijes të mbledhë vajzat dhe të mos merret me pamjen fizike. “Po pse i vijnë anash???? Siç është për ty e mirë kshu janë dhe për të tjerët fëmijët e tyre, kshu që mos e krahaso me njërëzit e tjerë. Anash për ca i vijn!!! Apo për të bredhurat lule më lule. Mblidh çupat atë bëj dhe mos u merr me njerëzit e rregullt që s’keni lidhje ju”- shkruan ndjekësja në profilin e Albërijes.

Menjëherë pas këtij komenti ka reaguar ashpër Anxhelina, e cila nuk e ka lënë pa një replikë: “Për atë punë të më vish anash dhe ti. Lule më lule mos bredh vet ti”.

Anxhelina Hadërgjonaj po e kalon izolimin në Jug të Shqipërisë, ku ka nisur sezonin veror. Ajo ka publikuar disa foto ‘të nxehta’ nga shezlongu, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në këto ditë mbylljeje nga pandemia e koronavirusit.

R.L/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here