Nuk reshtën së kritikuari për deklaratën e tij për librat/ Reagon sërish Ermal Mamaqi, zgjedh foton e Klaudia Pepës: Si stë vjen turp, si e…

0
113

Disa ditë më parë aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi bëri një deklaratë në lidhje me librat, duke thënë se në këtë periudhë nuk duhet të lexohen romane, por libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin, gjë e cila u komentua nga të gjithë.

“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon”, ishin fjalët që tha moderatori.

Por edhe pse shkaktoi shumë polemika Ermali nuk e ka lënë me aq pasi herë pas here ka bërë ironi me kritikat që iu bënë.  Së fundmi balerina e njohur Klaudia Pepa ka postuar një foto në rrjetin e saj të‘Instagramit’ ku shihet duke lexuar një libër e njëkohësisht duke bërë aktivitet, ku shihet se këmbët i ka vendosur mbi libra.

Mesa duket Mamaqi gjeti pikërisht rastin për të marrë ‘hak’ ndaj kritikuesve duke qenë librat ishin pikërisht tema e kritikave. Ai nëpërmjet një komenti që ka bërë në foton e saj i është drejtuar të gjithë kritikuesve në mënyrë ironike.

“Si stë vjen turp. Si e përdhos ashtu librin. E di ça të bëjnë shqiptarët po ja shkele librin me këmbë? Turp…”, ka komentuar Ermal Mamaqi duke bërë ironi.

Deri më tani Klaudia Pepa nuk ka reaguar ende ndaj komentit të aktorit.

(A.K.Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here