“Ilir Beqaj profesionist i vjedhjes”, shpërthen lojtari i Teutës: Po na jep mend për sportin ai që u bënte burrave testin e gjirit…

0
139

Futbollisti i Teutës, Sherif Kallaku ka reaguar ashpër ndaj deklaratës të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ku thuhej se më mirë do ishte të mendohej për sezonin e ardhshëm sesa për rinisjen e këtij aktual, duke shtuar se vështirësitë do të jenë të mëdha.

Në një postim në faqen e tij zyrtare, Kallaku shkruan ashpër ndaj Beqajt, duke thënë se nuk mund të japë mend për sportin një person që e ndriti në Ministrinë e Shëndetësisë duke i ofruar burrave vizita falas për kancerin e gjirit.Gjithashtu me fjalë të ashpra dhe ironizuese futbollisti i Teutës shkruan se Beqaj nuk mund të japë mend për futbollin, pasi ai është profesionist në sportin e vjedhjes.

“Një përgjigje sportive për gjithollogun ish-Ilir Beqjan! Pasi e ndriti Ministrinë e Shëndetësisë duke i ofruar burrave vizita falas për kancerin e gjirit, na dha mend se një familje shqiptare mund të kalojë muajin me 25.000 lekë. Pasi dha miliona euro tendera ‘check-up’, foli edhe për pensionistët. Pasi nuk e pa***-i kush, tani pa*** do të japë mend edhe për futbollin. Në fakt nuk ka faj pasi vetë është profesionit në sportin e vjedhjes, midhjes dhe check-up-it!”, shkruan Kallaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here