Nuk përmbahet fare Veliaj, i përgjigjet Metës për TK: Graj gomarin tat, po bën rezistencë për tallashin

0
174

Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk është përmbajtur fare në përgjigjen që i ka kthyer Presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit ka kërcënuar me padi të dytë për çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Ne tironcit kemi një shprehje për ata që fusin hundët në punën e tjetrit: Graj gomarin tat”, ka shkruar ai në Twitter ndërsa e ka shoqëruar dhe me emoji gomar.

Ndërkohë më vonë pasi i ka bërë retweet mesazhit të Metës, kryebashkiaku ka shkruar se i duket impresionuese rezistenca për tallashin, por jo për vlerat që mban TK dhe po prishen për shkak te ‘mbajtjes peng’ të godinës nga artistët të cilët e vijojnë betejën e tyre për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar prej më shumë se një viti.

Vetëm pak më herët Presidenti Meta reagoi në Facebook me një status të gjatë ku i bënte thirrje qeverisë dhe bashkisë të tërhiqeshin nga shembja e Teatrit Kombëtar, përndryshe do të depozitonte një tjetër padi në Gjykatën Kushtetuese.

Por me sa duket kryebashkiakut të Tiranës i është dukur ndërhyrja e kreut të shtetit për një çështje të interesit publik si ndërhyrje e pavend në punët e tij ndërsa i ka kujtuar të ‘grahë gomarin e vet’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here