Qytetarët merren zvarrë nga Policia, Basha e mëson në konferencë live, ja deklarata e tij

0
238

Në një kohë kur dhjetra qytetarë janë dhunuar dhe janë shoqëruar me forcë në Sheshin Skënderbej, kreu demokrat Lulzim Basha po mban një konferencë me gazetarët, ku flet për situatën në të cilën ndodhet vendi. Teksa u pyet nga gazetarja e Fax News Jonada Zelka, lidhur me atë që po ndodhte, Basha tha se dhunimi i qytetarëve është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

“Është e njëjta gjë që ndodhi dje dhe pardje, e dënoj me ashpërsi maksimale këtë shellje prej regjimi. Është shkelje elementare e të drejtave të njeriut, ky trajtim që i bëhet njerëzve që protestojnë për liritë dhe të drejtat kushtetuese nuk ka gjasë të ndodhë në një vend që pretendon të hapë negociatat me BE, është ngjarje tipike për një regjim”- tha Basha.

Sipas Bashës, protesta është liri e patjetërsueshme. ”Asnjë gjendje e fatkeqësisë natyrore nuk kufizon të drejtën për të prorestuar, qytetarët marrin masa për të respektuar distancën që të mos shkelen udhëzimët që kanë të bëjnë me shëndetin, por nëse kushtet zbatohen, asnjë shtet vec diktaturës nuk ka të drjetë të kufizojë këtë liri themelore”-tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here