‘Shumë shoqe më tallnin’, Armina Mevlani tregon sa të dashur ka pasur para Shkëlzenit (Video)

0
235

Armina Mevlani është një ndër blogeret më të famshme shqiptare dhe shumë e komentuar në mediat rozë.

Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale, për shkak edhe të marrëdhënies me Shkëlzen Berishën.Në një intervistë për “Prive” ajo ka treguar për dashuritë e adoleshencës, përpara se të bëhej e famshme dhe të njihtë Shkëlzenin.

“Përpara se unë të isha e famshme, unë nuk mund të them që kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shok adoleshence, me të cilët kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje. Madje shumë shpesh, shumë shok dhe shoqe më kanë tallur që unë bashkë me shoqen time të ngushtë ishim dy goca nuk kishim një të dashur (në fjalën e mirëfilltë të dashur) deri shumë vonë. Kjo nuk ndodh se unë jam kundra, por sepse doja me patjetër të gjeja një njeri që më përshtatej”, ka thënë Armina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here