VIP-at nuk pyesin për COVID-19, nisin plazhin dhe festat e mbrëmjeve në Borsh (FOTO+VIDEO)

0
119

Prej më shumë se dy muaj qeveria ka vendosur masa kufizuese kundër përhapjes së COVID-19. Në urdhrat e qeverisë thuhet se nuk lejohet lëvizja pa një arsye të motivuar, por ashtu nuk lejohet as grumbullimi i njerëzve, e po ashtu nuk lejohet as plazhi.

Por këto rregulla duket s enuk janë për VIP-at në vend, pasi këta të fundit këtë findjave janë mbledhur në Borsh, ku kanë festuar në mbrëmje buzë detit. Ata kanë postuar foto e video nga festa e tyre.

Rovena Dilo, Sinan Hoxha, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi, Eraldo Rexho, Klodiana Shala e etj, kanë shkuar këtë fundjavë Jug të Shqipërisë. Këngëtarja Rovena Dilo, ka postuar një foto me bikini në bregdetin e Borshit e në një tjetër shihet se qëndron rreth zjarrit.

Orgesa Zaimi, është një tjetër këngëtare që ka shkuar në Borsh, disa ditë pasi është shprehur se ajo beson se ka kaluar që në shkurt COVID-19. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet, nëse janë ndëshkuar me gjobë VIP-at që kanë thyer rregullat, apo gjithçka ka qenë me leje.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here