Alesia Bami josh bluzat e bardha: Endërroj të fejohem me një mjek, biznesmenëve nuk u dihet e ardhmja

0
236

Alesia Bami, pjesë e prezantuesve në ‘E diell”, ka një ide të qartë se çfarë profesioni kërkon që të ketë bashkëshorti i saj i ardhshëm. Në një status në Instagram, Bami shkruan se dëshira e saj është që të fejohet me një mjek.

Referuar krizës që ka pushtuar aktualisht globin për shkak të Covid-19, Alesia shkruan më tej se biznesmenëve nuk u dihet e ardhmja, kështu që ajo preferon mjekët.

“Në ëndrrën time do të doja që i fejuari im të jetë mjek sepse janë njerëzit më të respektuar sot, e jo një biznesmen që nuk i dihet e ardhmja në këtë krizë mondiale. Vërtetë unë kam një dyqan ku e kam shpjeguar disa herë si e kam hapur dhe ku me situatë e krijuar po mundoma ta menaxhoj sa më mirë, duke mos i humbur shpresat t’ia dal vet.

Sot mua më bënë të fejuar dhe pse jam 20-vjeçe, por e keqja qëndron tek fakti që i fejuari im “inegzistent” më paska ndihmuar për gjithçka. Unë jam egoiste që në jetë të kem arritjet profesionale dhe të pozicionohem për atë që jam vërtetë. Ky lajm e bën fejesën si diçka të pavlerë, kur ajo është shumë sublime e cila ka momentin e duhur sepse është hapi i parë për një sipërmarrje shumë të fortë e të bukur,“- shkruan Alesia Bami në Instagram.

Bluzat e bardha që janë në kërkim të dashurisë, tashmë e kanë një pretedente.

(f.m/dosja.ao)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here