“Do i heqë qafe shqiptarët me shiringa”/ U shoqërua në Polici, Altin Goxhaj zbulon “planin” e Ramës për protestën e sotme

0
291

Avokati Altin Goxhaj, i cili u shoqërua ditën e djeshme në polici, pasi mori pjesë tek protesta në “Sheshin Skënderbej” ka deklaruar në një postim në Facebook se në protestën e sotme Edi Rama do të “heqë qafe” protestuesit.

“Do ju heqin qafe nesër me autombulanca o të mjerë! Do ju heqin qafe me shiringa selektive o të verbër! Do ju heqin qafe në spitale o të mpirë! Jam krenar që jam mik i Ira Kurti, shqiptares kanadeze që i ka të gjithë të mirat në Kanada dhe vjen dhunohet këtu për të drejtat dhe hallet tona! “, shprehet Goxhaj në Facebook.

Reagimi i plotë:

NGJARJA MË E TMERRSHME SOT NUK ISHTE AJO QË KUJTUAT POR..
Ngjarja më e tmerrshme e ditës së sotme nuk ishte dhuna policore ndaj qytetarëve më paqësore që ka Shqipëria! As diskriminimi i protestuesve ndaj Diktaturës të cilët dhunohen dhe tërhiqen zvarrë ndërsa edveristët e 5 Majit apo Lulistët e Salianjit lejohen çdo ditë çdo orë madje ndihmohen me policë! As mbajtja në Komisaritat e 14 vjetave në një qeli 10 metra të vogël dhe pa respirim!
NGJARJA MË E TMERRSHME QË PËRCAKTON STANDARDIN E RI TË ZJARRIT QË JU KA ARDH NË ÇATI ËSHTË PËRDORIMI I AUTOMBULANCAVE DHE MJEKËVE SI ARMË TË DIKTATURËS POLICORE-SANITARE!

Do ju heqin qafe nesër me autombulanca o të mjerë! Do ju heqin qafe me shiringa selektive o të verbër! Do ju heqin qafe në spitale o të mpirë! Jam krenar që jam mik i Ira Kurti, shqiptares kanadeze që i ka të gjithë të mirat në Kanada dhe vjen dhunohet këtu për të drejtat dhe hallet tona! Ndaj nesër mos harroni, në 12:00 te Gjykata Kushtetuese në Përkujtimoren e Ditës së Drejtësisë ku do djegim nenet e reja antikushtetuese të Kodit Penal dhe gjithë Fletoret Zyrtare me aktet antikushtetuese me gjoba dhe ndëshkime që prej 24 Mars 2020.

Pritet që ditën e sotme në orën 12:00 Shoqëria Civile të organizojë një tjetër protestë kundër krantinës. Ditën e djeshme u shpërnda me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët u mblodhën për të protestuar, mbërritën disa furgona policie. Efektivët shoqëruan duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe Ira Kurtin. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

J.V/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here