“Nuk më shohin sytë nga dhimbja e kokës”, flet aktivistja e shoqëruar nga Policia: Doktorët s’kishin mjete të më fashonin dorën

0
105

Aktivistja Ina Kurti, e cila u tërhoq zvarrë nga forcat e Policisë gjatë protestës në Sheshin Skënderbej, thotë se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Kurti thotë se doktorët nuk i fashuan dot dorën e dëmtuar, për shkak të mungesës së mjeteve teksa thekson se ka shumë dhimbje koke dhe shpreson që djegia që ndjen mos jetë një hemoragji.

Aktivistja ishte një mes të shoqëruarave në protestë sot por pas dëmeve të marra u dërgua në spital.

Të dashuar miq, shokë, familjarë dhe bashkëatdhetarë. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak, ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemoragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe.

Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet, për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit“- thotë Ina Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here