VIDEO/Larja në det mbetet e ndaluar, policia ndjek plazhistët në Drimadhes

0
125

Larja në det vazhdon të jetë e ndaluar deri në një njoftim të dytë për shkak të kufizimeve që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Gjithsesi, kjo nuk i ka penguar qytetarët që jetojnë pranë detit që të marrin rreze dielli apo edhe të futen në det.

Në disa pamje të filmuara me dron ditën e sotme, policia shihet teksa ndjek disa plazhistë në Drimadhes. Në video mund të duket zona e bregdetit e shkretuar pa asnjë pushues veç atyre që po ndiqen nga policia për thyerje të rregullave.

Kujtojmë këtu se më herët gjatë ditës një i ri është ndaluar të lahet në det nga policia në këtë plazh. Siç shihet në pamje, i riu është duke bërë banjo dielli dhe kërkon të lahet në det por efektivi i policisë nis me të diskutimin dhe nuk e lejon.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa banorë në Durrës të cilët nuk janë lejuar të futen në det.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here