49 fuoristrada dhe 110 furgonë, Policia e Shtetit “ndërron lëkurë”

0
382

Policia e Shtetit ka “ndërruar lëkurë”. Duke transmetuar “live” nga Facebook-u i tij, kryeministri Rama ka bërë të ditur se 196 automjete të reja i janë shtuar flotës së Policisë së Shtetit.

110 furgonë “Ford” dhe 49 fuoristrada janë blerë nga Policia e do t’u vihen në dispozicion patrullave dhe grupeve të gatshme.

Këto automjete të reja do t’u shpërndahen Komisariateve që kanë më tepër nevojë. Vihet re një ndryshim në pamjen e automjeteve, ato nuk janë më vetëm blu por të bardha me blu, njëlloj si makinat e vogla që janë në përdorim.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se nga një flotë qesharake që kishte policia e shtetit, tani “do të kemi një flotë me fuqi të re motorike.”

Rama u shpreh:

“Ky kontribut i përbashkët financiar ku pa diskutim kontributi i BE-së është një pjesë e konsiderueshme përveç kontributit të qeverisë. Flota motorike e policisë së shtetit ishte qesharake. Sot ne i japim punonjësve të policisë një fuqi të re motorike dhe sidomos forcave speciale.

Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale operacioneve. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje me rritjen e kapaciteteve teknologjike, dixhitale, me futjen e mjeteve të sofistikuara dhe me dronët e fjalës së fundit.”

Në prezantimin e flotës së re, morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ambasadori Luigi Soreca. /abcnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here