Elvana Gjata bën dedikimin special për nënën e saj, dhe tregon detaje që s’i dinim për të: Asnjë s’do të dojë aq shumë sa…

0
84

Këngëtarja Elvana Gjata publikon rrallëherë foto me familjen e saj të ngushtë. Në ditën ndërkombëtare të nënës, Elvana ka zgjedhur të tregojë dashurinë për nënën e saj, me anë të disa fotove.

Veshur me vjeshjen e mjekes, dhe me maskë në fytyrë, këngëtarja ka treguar se e ëma ka qenë në vijën e frontit edhe në këto ditë të vështira pandemie, si një heroinë e vërtetë.

Ajo ka zgjedhur që t’i përulet jo vetëm nënës së saj, por të gjithë doktorëve dhe infermiereve për punën e palodhshme në këto kohë të vështira.

“Asnjë sdo të dojë aq shumë sa të do nëna jote…Falenderim dhe përulje për të gjithë doktorët dhe infermierët për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë ende për ne në këto kohë të vështira… Heronj të vërtetë!,”- shkruan Elvana Gjata bashkëngjitur fotos së nënës së saj.

Bashkëngjitur fotove është dhe një video e publikuar dhe më parë nga këngëtarja, në të cilën shfaqet e ëma, me një reagim që s’duhet humbur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here