Giggs zbulon 4 lojtarët që Ferguson nuk i kritikonte asnjëherë

0
102

Sir Alex Ferguson nuk e ka patur të vështirë të menaxhojë yjet e tij te Manchester United. Karakteri i tij i fortë dhe respekti që gëzonte nga lojtarët ia lehtësonin punë.

Ryan Giggs në një intervistë të fundit ka pranuar se lojtarët e kishin frikë, por katër prej tyre kanë qenë të privilegjuar. Ferguson nuk i qortonte asnjëherë, sepse e dinte se ata kishin lindur për të fituar dhe gjithnjë do ta gjenin një mënyrë për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

“Kanë qenë 4 lojtarë, të cilët ai i shmangte kur vinte puna për kritika. Në fillim ishte Eric Cantona, më pas Bryan Robson, Roy Keane dhe Cristiano Ronaldo. Kishte raste që Cantona nuk bënte asgjë, nuk shënonte, nuk bënte presing si Rooney dhe Tevez, nuk kishte ndikim në ndeshje, por Ferguson e dinte se herët ose vonë do të bënte diçka të mirë”.

M.P. / Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here