“I përjetshëm napolitan”, Maradona kujton titullin historik

0
55

Dashuria e përjetshme mes Diego Armando Maradonës dhe Napolit u rindez sot, me rastin e 33-vjetorit të kampionatit të parë të fituar nga skuadra napolitane. Në të vërtetë, më 10 maj 1987, falë barazimit 1-1 në “San Paolo” kundër Fiorentinës (golat u shënuan nga Carnevale dhe Baggio), Napoli i Maradonës fitoi një titull historik një javë para përfundimit të kampionatit.

“El Pibe de Oro” e kujtoi këtë përvjetor në rrjetet sociale: “Kampionati i parë, dashuria e parë. Përjetësisht napolitan”, – shkroi Maradona, duke publikuar një video në të cilën ai kujton emrat e të gjithë protagonistëve të atij ekipi, nga titullarët deri te rezerva e fundit. Imazhet shoqërohen nga disa zëra të kohës, përfshirë atë të vetë “asit” argjentinas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here