“U shtriva në shtratin e Xhodës, ishte me brekë dhe…”, Arjola Demiri tregon si e ngjizën ‘çitftin e lumtur’ pas skenave të nxehta

0
83

Aktorja Arjola Demiri dhe kolegu i saj, Irgen Çela (Xhoda) kanë treguar së fundmi se si e ngjizën “çiftin e lumtur”, dyshen që interpretojnë tashmë në “Portokalli”.Të ftuar në emisionin “Ediell”, aktorët treguan se gjithçka kishte nisur nga skenat e nxehta, gjatë xhirimit të filmit “I love Tropoja”, të Ermal Mamaqit.

Vetë Arjola tha se nuk e kishte idenë që pas skenës ku u fut në shtratin e Çelës, do të përfundonte në “Portokalli”.

“Unë futem në shtratin e tij, Xhoda ishte me brekë. Është skena kur hap Ermali derën dhe Xhoda flinte. Nuk e dija fare që do të isha në Portokalli, por ika dhe shtriva aty. Aty u ngjiz çifti,”- tregon Demiri duke qeshur. Edhe Çela qesh më pas.

Arjola u fut në “Portokalli”, pas ikjes së Delinda Dishës.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here