E zuri lemza kur jepte edicionin e lajmeve, Drini Zeqo tregon çfarë ndodh pas kuintave: S’e keni idenë…

0
115

Spikeri i edicionit qendror të lajmeve në Tv Klan, gazetari Drini Zeqo, ishte i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e kësaj të hëne, ku iu përgjigj pyetjeve pikante të “gazetarëve” të vegjël dhe Alketa Vejsiut.

Duke folur për edicionin e lajmeve në të cilin lemza nuk e la rehat, Drini Zeqo, tha se nuk e keni “idenë se çfarë nuk mund të ndodhë në një studio lajmesh”.

Deon Gjoni: Aman ore Drin, a mbytet robi vetëm me një pikë të vockël fare uji?

Drini Zeqo: E ore, e, mbytet, edhe pa një pikë fare, vetëm me ajër mbytet.

Deon Gjoni: Jo ore.

Drini Zeqo: Po pse ti nuk je mbytur ndonjëherë?

Deon Gjoni: Jo, as edhe njëherë.

Alketa Vejsiu: Mirë që të ka zënë lemza, por ndonjëherë të ka zënë e qeshura në mesin e ndonjë kronike të rëndësishme serioze, sepse është problem i madh.

Drini Zeqo: Dëgjo, ti nuk e ke idenë se çfarë nuk mund të ndodhe në një studio lajmesh. Edhe ajo që nuk ta merr mendja, sepse është jeta jonë, është transmetim i drejtpërdrejtë, je çdo mbrëmje, je live, ke tensionin, ke problematikën familjare, të dhemb dhëmbi, të dhemb këmba, të dhemb barku, d.m.th. lajmet janë një lëkurë e dytë e imja, që tani jetoj me të.

Edhe kur më ndodh një fatkeqësi më duhet të dal në lajme, edhe kur jam i lumtur më duhet të dal në lajme. Kështu që çdo gjë ndodh në lajme.

Marrë nga tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here