Edi Rama: Në Shqipëri nuk ekzistojnë fare oligarkët! Nuk kam njohur deri më sot ndonjë oligark…

0
183

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë virtuale me gazetarët, ku është pyetur lidhur me oligarkët në Shqipëri dhe anullimin e koncesioneve.

Rama tha se oligakët nuk ekzistojnë fare në këtë vend dhe se ai nuk ka njohur ndonjë oligark, por vendimet i merr ai dhe Partia Socialiste dhe kurrë nuk ndikon ndonjë biznesmen.

“I mbetem asaj qe kam thënë, në Shqipëri nuk ka oligarkë, mjafton të referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzion

Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, nuk janë ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët, por ata që influencojnë vendimarrjet e qeverisë dhe parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike, në funksion të interesave të tyre.

Nuk kam njohur deri më sot, asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri. Nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe qasja jonë, në raport me interest e vendit.

Është term që përdoret në mënyrë të gabuar, përsëritet papushim për të krijuar një ide të gabuar, lidhur me një numër të caktuar njerëzish që nuk janë bërë të pasur nga hiçi, pas ardhjes tonë në qeveri, por kanë vënë pasurinë e tyre në shumë vite dhe me ardhjen tonë në qeveri paguajnë më shumë taksa për shtetin shqiptar”, tha Rama.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here